Home  /  About ANEM  /  Ethical code for broadcasters  /  Kodi etik i mediave elektronike

Preambula:

Kushtetutat e Republikës Federale të Jugosllavisë, të Serbisë, të Republikës së Malit të Zi dhe dokumentet juridike ndërkombëtare e garantojnë lirinë e informimit, lirinë e shprehjes së mendimit dhe të drejtën për qëndrim kritik të pavarur. Kryeredaktorët, gazetarët dhe krijuesit tjerë të programeve në mediat elektronike nuk guxojnë të lejojnë që në punën e tyre të ndikojnë bindjet personale, problemet dhe presionet politike ekonomike ose ndonjë tjetër.

Këto parime janë pasqyrim i etikës profesionale të mediave. Këto i përfshijnë detyrat, brenda kufijve të kushtetutave dhe obligimeve ndërkombëtare.

Me këto parime shprehet obligimi i mediave të jenë përgjegjëse ndaj opinionit, t'u shërbejnë interesave të shoqërisë dhe të ofrojnë mundësi të zgjedhjes. Mediat do të duhej t'u përmbahen parimeve të përmendura për ta ruajtur lirinë e vet.

Obligimet e gazetarëve

Saktësia

1. Të raportuarit duhet të jetë i bazuar në fakte të cilat janë mbështetur në prova. Më së paku dy burime do të duhej ta konfirmojnë informatën para se që ajo botohet. Saktësia nënkupton jo vetëm verifikimin e thjeshtë të fakteve. Të gjitha informatat do të duhej të peshohen për ta zbuluar të vërtetën.

2. Me e rëndësishme është që informata të jetë e verifikuar sesa të kumtohet shpejt, veçanërisht kur ka të bëjë me jetën e njerëzve.

3. Burimi duhet të publikohet kur informatat dhe mendimet janë kontestuese.

4. Nëse ekzistojnë kufizime ligjore ose ndonjë kufizim tjetër për publikimin e informatave, me këtë duhet të njihet opinioni.

5. Gazetarët do të duhej të mos jenë të njëanshëm gjatë raportimit dhe në raport të përfshijnë çdo mendim i cili e shpjegon ngjarjen. Në situata kur nuk mund të merret informata ose mendimi i ndonjërit prej pjesëmarrësve në ngjarjet për të cilat raportohet gazetarët për këtë duhet ta njohtojnë opinionin. Gjithashtu, nëse dikush nga pjesëmarrësit refuzon të bashkëpunojë, kjo duhet të theksohet.

6. Mediat elektronike duhet t'u kundërvihen pjesëmarrësve në programin e drejtpërdrejtë të cilët shprehen në mënyrë ofenduese.

7. Nëse, nga cilido shkak, është emituar informatra e gabuar, stacioni do të duhej ta publikojë rektifikimin brenda afatit sa më të shkurtër, dhe që, në mënyrë përkatëse, të kërkojë ndjesë nga individi ose organizata të cilat janë prekur nga dezinformata.

8. Materiali arkivor do të duhej të cilësohet qartë me rastin e emitimit për të mos fituar përshtypje të gabuar auditoriumi se fjala është për ngjarje aktuale.

Drejtësia

1. Kryeredaktorët dhe gazetarët duhet të kujdesen që lajmi (të raportuarit me fakte) qartë të dallohet nga mendimet.

2. Gazetarët duhet të kujdesen që informata kontestuese plotësisht të sqarohet.

3. Bindja personale dhe mendimi i gazetarit nuk guxojnë të ndikojnë në zgjedhjen e temës dhe në mënyrën sipas së cilës ajo paraqitet. Opinioni nuk do të duhej gjatë raportimit ta njohë bindjen personale ose mendimin e gazetarit.

4. Gazetarët duhet t'u kundërvihen atyre që nuk i njohin të drejtat e njeriut ose përpiqen për diskrimin të çfarëdo lloji ndaj ndonjë grupi etnik ose shoqëror.

5. Gazetarët janë të obliguar ta ruajnë burimin e informatave. Ata duhet t'i respektojnë premtimet e dhëna burimit të vet të informimit. Nëse burimi ka dhënë informatë "jozyrtare", ajo nuk duhet të përdoret ashtu që ta zbulojë identitetin e burimit.

Etika personale

1. Gazetarët do të duhej të refuzojnë të raportojnë për individët ose organizatat me të cilat kanë interesa të përbashkëta. Nëse drejtoria ose pronari i stacionit kanë lidhje me cilindo individ ose organizatë për të cilët raportohet, kjo do të duhej qartë të theksohet në raport.

2. Gazetarët nuk do të duhej të pranojnë dhurata personale ose shërbime nga cilido individ ose organizatë për të cilën raportohet.

3. Gazetarët nuk guxojnë ta shfrytëzojnë pozitën e vet për dobinë e vet të çfarëdo lloji.

4. Mediat elektronike do të duhej të jenë shumë të kujdeshme kur është fjala për ofertën për udhëtime afariste. Financieri (për ekonomi ose cilodoqoftë tjetër) nuk guxon ta caktojë cili gazetar do të zgjedhet në një rast të tillë, në çfarë mënyre do të raportojë, përkatësisht a do të raportojë fare.

Qeveria, politika dhe grupet e interesit

1. Kryeredaktorët dhe gazetarët nuk guxojnë të raportojnë për ngjarjet politike ose ngjarjet tjera të cilat kanë të bëjnë me përkatësinë e tyre personale të ndonjë partie politike, grupi ekonomik, fetar ose grupi të interesit.

2. Kryeredaktorët duhet ta ruajnë kontrollin e plotë ndaj përmbajtjes dhe kontekstit të informatave që ushtrohen. Askush nuk guxon t'i caktojë kushtet e pjesëmarrjes së vet në program.

3. Kryeredaktorët dhe gazetarët duhet të jenë të hapur dhe të ndershëm ndaj opinionit. Në rast se ekzistojnë disa rrethana të veçanta me rastin e emitimit të programit, këtë duhet t'ia bëjnë me dije. Për shembull, nësepolitikani për çfarëdo shkaku refuzon të marrë pjesë në shqyrtimin e përbashkët, programi i planifikuar duhet të emitohet, mirëpo edhe duhet të
sqarohet pse mungon ai pjesëmarrës.

4. Kryeredaktorët dhe gazetarët duhet t'ua shpjegojnë të gjithë pjesëmarrësve në program rrethanat dhe kontestin e pjesëmarrjes së tyre. Nëse montohet para shfaqjes materiali i incizuar, do të duhej t'i kushtohet vëmendje e posaçme që qëndrimet e pjesëmarrësve të pasqyrohen në mënyrë përkatëse. Mirëpo, pjesëmarrësit nuk kanë të drejtë ta caktojnë mënyrën sipas së cilës materiali do të montohet ose prezantohet.

5. Programi politik, pa marrë parasysh a është i paguar ose emitohet falas, duhet të jetë tejet i kufizuar në aspektin kohor, i emituar në kohë të caktuara dhe patjetër ta ketë shenjën e cila e përcakton.

6. Nëse programi politik është i paguar, kjo duhet të shënohet qartë (TV) ose të thuhet (radio). Kjo ka të bëjë me të gjitha format e programit të paguar, qoftë të jetë fjala për partitë politike, politikanët ose grupet tjera të interesit.

7. Mediat do të duhej në mënyrë unike t'i bëjnë rezistencë presionit të qeverisë, partive politike ose grupeve tjera të interesit, si edhe presionit komercial.

8. Kryeredaktorët dhe gazetarët duhet t'i bëjnë rezistencë qeverisë në përpjekjet që me preteks të mbrojtjes së interesave kombëtare të pengohet të raportohet për ngjarjet e caktuara, sepse interesat e qeverisë nuk janë patjetër edhe interesa kombëtare.

9. Censura shprehimisht është e ndaluar me kushtetuta dhe me dokumente ndërkombëtare, prandaj edhe kryeredaktorët edhe gazetarët do të duhej t'u
kundërvihen përpjekjeve të përzierjes në punën e tyre në rrethana normale.

10. Mediat elektronike para se gjithashë mbajnë përgjegjësi ndaj opinionit. Sa më e madhe që është shkalla e tyre e përgjegjësisë aq më pak ata u janë të nënshtruara ndikimeve.

Të raportuarit për bashkësitë etnike dhe bashkësitë tjera shoqërore

1. Mediat elektronike duhet të jenë të paanshme, dëshmitarët e kohës të jenë të besueshëm dhe qartë t'i ndajnë faktet nga mendimet kur raportojnë për racizmin, intolerancën fetare dhe format tjera të diskriminimit.

2. Stacionet duhet të insistojnë në ndalimin e të gjitha formave të iskriminimit, të bazuara në ndryshueshmëritë siç janë etnike, fetare, politike, të gjinisë, racës, ndryshueshmëritë seksuale, fizike, mendore dhe shëndetësore.

3. Mediat elektronike duhet t'u shmangen rutinave dhe paragjykimeve kur raportojnë për ndonjë grup. Ato duhet t'u kundërvihen bashkëbiseduesve kur në intervista dhe në shqyrtime shprehin fjalë stereotipe dhe paragjykime.

4. Mediat elektronike duhet t'i shmangen mënyrës ofentuese të të shprehurit. Terminologjia dhe gjuha që e shfrytëzojnë nuk guxojnë të jenë ofenduese për pjesëtarët e grupeve për të cilët flitet.

5. Nëse bashkëbiseduesit në deklaratën e vet i shfrytëzojnë shprehjet ofenduese dhe karakterizimin, krijuesit e programit do të duhej të mendojnë mirë a ta emitojnë një material të tillë. Nëse një deklaratë e tillë është vendimtare për raportim, atëherë ajo duhet të publikohet.

6. Përkatësia etnike ose ndonjë karakteristikë tjetër e grupit nuk do të duhej të përmendet nëse nuk është e rëndësishme për raportim. Në raportet për kriminalitet kjo rrallëherë është e rëndësishme.

7. Mediat elektronike do të duhej të jenë mjaft të caktuara në emërimin e grupeve të cilat e kanë shkaktuar dhunën dhe duhet të kenë kujdes që të mos e barazojnë kombin, grupin etnik ose cilindo grup tjetër me aktivitetet e një pjese të caktuar të bashkësisë.

8. Mediat elektronike do të duhej t'i shmangen përdorimit të mbiemrave ose ndajfoljeve kur flasin për ndonjë grup ose organizatë sepse mbiemrat ose ndajfoljet e tregojnë raportin e tyre ndaj grupit ose organizatës në fjalë.

9. Mediat elektronike do të duhej të lënë hapësirë për t'i dhënë përgjigje grupit të cilit i është shkaktuar ofendimi, madje edhe atëherë kur ofendimin e ka bërë bashkëbiseduesi e jo përfaqësuesi i stacionit.

10. Mediat elektronike nuk do të duhej ta barazojnë shtetin me kombin dhe fenë.

11. Mediat elektronike, kryeredaktorët dhe gazetarët duhet t'ua bëjnë të mundshme të gjitha grupeve dhe pjesëve të shoqërisë raportimin e drejtë dhe të barabartë në programet e veta, dhe në mënyrë të tillë të trajtohen.

Interesi publik

1. Mediat elektronike duhet ta paralajmërojnë auditoriumin para se që i emitojnë fotografitë e masakrave dhe përmbajtjet tjera shqetësuese.

2. Mediat elektronike nuk do të duhej ta theksojnë identitetin e të rënëve viktimë para se që organet kompetente nuk e njohtojnë familjen për këtë.

3. Mediat elektronike duhet ta respektojnë të drejtën në privaticitet, por me kusht që të mos jetë fjala për çështjet me interes publik.

4. Do të duhej t'u kushtohet kujdes i veçantë programeve të cilat emitohen në
terminin të cilin mund ta përcjellin edhe fëmijët.

5. Para orës 22,00 nuk do të duhej të emitohet materiali i cili mund t'i shqetësojë fëmijët. Kjo veçanërisht ka të bëjë me pornografinë, dhunën dhe të shprehurit e pashembullt.

6. Paraqitja e fëmijëve në program duhet të rregullohet veçanërisht me kujdes dhe nënkupton lejen e mëparshme të prindërve ose kujdestarit.

Raporti i mediave ndaj terrorizmit dhe dhunës

1. Gazetarët janë të obliguar ta njohtojnë policinë kur e marrin informatën/paralajmërimin për rrezikimin e mundshëm të jetës së njerëzve. Pas konsultimeve, ndaj një informate të tillë do të duhej posaçërisht të kihet kujdes.

2. Mediat elektronike nuk do të duhej t'ua japin mundësinë që t'i drejtohen opinionit atyre të cilët e përurojnë ose e nxisin dhunën. Ato do të duhej t' i shmangen senzacionalizmit dhe glorifikimit të dhunës.

3. Vendimi për emitimin e informatave për grupet dhe individët të cilët i shfrytëzojnë mjetet joligjore për arritjen e qëllimeve të veta do të duhej të jetë i motivuar me interes publik.

4. Procedura e zakonshme është që të publikohet identiteti i personit të intervistuar nëse siguria e këtij personi nuk është vë në pyetje. Nëse është i garantuar anonimiteti, ai duhet të respektohet plotësisht.

5. Kur personat raportojnë për aktivitetet joligjore politike, nuk duhet ta harrojnë përgjegjësinë e vet që të raportojnë për faktet në mënyrë të vërtetë dhe t'u kundërvihen qëndrimeve ekstreme.

Preferohet që të gjitha organet profesionale, organizatat e mediave, mediat elektronike dhe gazetarët ta aprovojnë këtë kod. Kodi do të duhej të jetë bazë për edukimin e të të punësuarëve në mediat elektronike dhe për raportin me përgjegjësi të mediave ndaj bashkësisë shoqërore.

Në Beograd, më 22.2.2002.

Pravni monitoring
report
ANEM campaigns
self-governments

Poll

New Media Laws

To what extent will the new media laws help the Serbian media sector develop?

A great deal

Somewhat

Little

Not at all

Results

Latest info about ANEM activities

Apply!

Unicef
Unicef

The reconstruction and redesign of this web site were made possible by the support of the American People through the United States Agency for International Development (USAID) and IREX.
The contents of this web site are the sole responsibility of ANEM and do not necessarily reflect the views of USAID, IREX or the United States Government.

 

9/16 Takovska Street, 11 000 Belgrade; Tel/fax: 011/32 25 852, 011/ 30 38 383, 011/ 30 38 384; E-mail: anem@anem.org.rs